Paloka: Pjesëmarrja në degët ku janë zhvilluar zgjedhjet ka kaluar referendumin e 18 dhjetorit!

Në një lidhje direkte me emisionin Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, deputeti Edi Paloka ka folur për zgjedhjet brenda PD dhe platformën e Alibeajt.

Për sa i përket zgjedhjeve në degët e PD, Paloka ka theksuar se pjesëmarrja ka kaluar shifrat e demokratëve të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit kur ka qënë Lulzim Basha, si dhe shifrat e pjesëmarrjes në referendumin e 18 dhjetorit.

Paloka është ndalur edhe te platforma e Alibeajt, duke e quajtur një platformë të gënjeshtërt pasi disa deputetë e kanë denoncuar tashmë se nuk kanë firmosur.

‘Po të vazhdohet me këmbënguljen e Alibeaj që është linja e Bashës e ndjekur sot nga Alibeaj, do të ishim komplet jashtë realitetit pasi do dukej sikur nuk kishte ndodhur as 11 dhjetori, as 18 dhjetori apo 6 marsi’, tha Paloka.

Pjesë nga intervista 

Paloka: Pjesëmarrja në total në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet, deri tani jemi në shifra që kalojnë dukshëm pjesëmarrjen në votime, si psh në votimet për Lulzim Bashën herën e fundit, si dhe shifrat e referendumit të 18 dhjetorit të vitit të kaluar. Pastaj do të dalin shifrat sipas degëve dhe komisioni do të japë rezultatin final.

Krisafi: Alibeaj prezantoi një platformë, ku ndërsa ju flisni për shumicën në bazë, ndërsa shumica e grupit parlamentar duket se nuk e ka Komisioni i Rithemelimit?

Paloka: Nuk është reale ajo që ka dalë në media, është gënjeshtër për të mos thënë më shumë pasi disa deputetë e kanë denoncuar tashmë si gjoja platformë e rakorduar.

Ajo që ka ndodhur është se nga komunikimet e mia që kam pasur me disa prej deputetëve që u ka dalë emri, më kanë kontaktuar vetë dhe më kanë thënë që vetëm janë telefonuar nga njerëzit që rrinë pran Lulzim Bashës, të cilët u kanë thënë se kemi bërë një platformë bashkëpunimi dhe bashkimi dhe u thënë se duhet të biem dakord parimisht për të vijuar më tej, pa iu bërë të qarta detajet që u bënë publike më pas nga Alibeaj. Kjo ka qënë u është kërkuar parimisht konsensus për një platformë bashkimi. Aty është një pikë që është e kotë të luhet akoma me atë pikë, pasi shumica e deputetëve të grupit parlamentar është e qartë se Sali Berisha është pjesë e Grupit Parlamentat të PD-së.

Dhe mund të jenë vetëm pak kokrra deputetesh për të mos thënë 2 apo 3 që dalin gjatë gjithë kohës në skenë nga krahu tjetër të cilët vazhdojnë të ngulin këmbë për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Po ju them se në atë listë që e ka publikuar Alibeaj janë mbi 80-90% e atyre deputetëve që Sali Berishën e konsiderojnë pjestar të grupit parlamentar dhe s’mund të jetë ndryshe.

Po të vazhdohet me këmbënguljen e Alibeaj që është linja e Bashës e ndjekur sot nga Alibeaj, do të ishim komplet jashtë realitetit pasi do dukej sikur nuk kishte ndodhur as 11 dhjetori, as 18 dhjetori apo 6 marsi.

Shumica e deputetëve janë të gjithë me bindjen që Sali Berisha është pjesë e grupit, por për pjesën e ideve që janë prezantuar këto diskutohen në grupin parlamentar dhe këto ide mund të votohen.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë Alibeaj pasi disa deputetë vetëm janë kontaktuar në telefon dhe nuk kanë firmosur atë platformë të Alibeajt pasi të gjithë deputetët janë për bashkimin e PD-së.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply