Ilirjan Alliu zgjidhet me shumicë votash kryetar i Degës së PD Librazhd

Përfundon numërimi i votavë në Librazhd. Ilirjan Alliu është zgjedhur me shumicë votash kryetar i degës së Partisë Demokratike në Librazhd.

Në përfundim të numërimit, ka rezultuar se Alliu ka marrë 248 vota.

Kandidatët e tjerë në garë kanë qenë ish-kryetari i bashkisë Librazhd, Shefki Çota, i cili ka marrë 124 vota si dhe Ndriçim Lila me 76 vota.

Ilirjan Alliu do të drejtojë degën lokale të PD në Librazhd për katër vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet për drejtuesin e degës së Librazhdit kanë marrë pjesë 451 anëtarë demokratë me të drejtë vote.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …

Leave a Reply