“Dhimbja juaj është dhimbja jonë”, Manchester ngushëllon Ronaldon për humbjen e djalit

Cristiano Ronaldo më herët njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

Klubi ku aktivizohet Ronaldo, Manchester United, ka ngushëlluar 37-vjeçarin.

“Dhimbja juaj është dhimbja jonë! U dërgojmë dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit anglez.

About Redaksia

Check Also

Trump merr çmimin e “Paqes”

Prej orës 18:00 ka nisur në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën …

Leave a Reply