Berisha i përgjigjet Ballës: Është nder të mos bashkëpunosh me anëtarë të një organizate kriminale

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës i cili tha se do të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjen e presidentit të ri.

Berisha tha se, Balla nuk e ka lënduar kur ka thënë se, “s’do bashkëpunojnë me non gratat”, por me opozitën e vërtetë.

Sipas Berishës, është nder të mos bashkëpunosh me anëtarë të një organizate kriminale.

“Balla tha se do merret me Alibeajn. Mendoi se mua më lëndoi, por më nderoi. Për ne është fatkeqësi të kesh të bësh me anëtarë të një organizate kriminale. Do qëndrojmë opozitë e vërtetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …

Leave a Reply