Lideri historik i PD, Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë bërë gjithçka për të manipuluar grupin parlamentar duke mos njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Berisha theksoi se Basha dhe Alibeaj janë përfshirë në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar ndërsa shtoi se ata të dy që tani nëpërmjet Ramës, duan të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe 6 marsin.
“Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Duke u angazhuar në këtë proces ata i lejuan vetes të mbajnë, të vazhdojnë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit.
Këtu fillon çdo gjë. Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka edhe tani që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe votimin e 6 marsit. Ata bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre”, tha Berisha.