Berisha: PD po rithemelohet, i dhamë fund kryetarokracisë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha në Çim Peka Live në Syri Tv, se gara që po zhvillohet në degët lokale është e pashembullt në vendin tonë. Berisha tha se, PD po bashkohet, ndërsa shtoi se iu dha fund kryetarokracisë.

“Rithemelim jo vetëm sa i takon organizimit, por të të gjitha vlerave të partisë, shënon fundin e kryetarokracisë. Po të vijmë sot, kjo që po ndodh, unë kam konstatuar se media nuk e ka kapuar. Cili është tipari më kardinal? Kjo garë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Janë 38 degë, asnjë kandidat nuk është miratuar nga Kryesia kolektive e PD apo ndokush tjetër, që të gjithë kanddiatët janë propozuar nga baza, apo kanë shprehur dëshirën, kanë mbushur një formular për dekriminalizimin dhe kanë garuar”,u shpreh Berisha.

Çim Peka: Kush vendosi që të ishin në listë në përfundim?

Sali Berisha: Çdo kandidat ka të drejtë të kandidojë nëse dëshiron. Nuk ka seleksionim, asnjë, përveçse nëse nuk plotësohen kushtet e formularit të cilat janë të njëjta për të gjithë. Kjo është specifika e kësaj gare, e pandodhur ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Ose mund të kandidojnë vetë, ose mund të propozohen nga anaëtarësia. Po shkohet drejt bashkimit të vërtetë. Janë shumë degë ku demokratët po bashkohen.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply