“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Ka qenë Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, i cili gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, ka konfirmuar lajmin.
“K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Një trashëgimi që përçon ritmet, emocionet dhe identitetin tonë kombëtar, tashmë të njohur në nivel global, si një thesar kulturor.
Futja në listën e UNESCO-s, është një tjetër hap drejt lartësimit të vlerave kombëtare, duke na bërë dhe me krenarë për vendin tonë.