Berisha: Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjtiha forumet, përfshirë kryetarin e PD

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se në të gjithë karrierën e tij politike nuk ka pasur kurrë përballë kandidatë fiktivë.

I pyetur nëse do ishte komod sikur përballë tij të kandidojë Lulzim Basha për kryetar PD, Berisha tha se, nuk ka asnjë pengesë që ai të garojë.

“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka, s’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar.

E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit.

Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjtiha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …

Leave a Reply