Lideri historik i PD, Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se në të gjithë karrierën e tij politike nuk ka pasur kurrë përballë kandidatë fiktivë.
I pyetur nëse do ishte komod sikur përballë tij të kandidojë Lulzim Basha për kryetar PD, Berisha tha se, nuk ka asnjë pengesë që ai të garojë.
“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka, s’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar.
E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit.
Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjtiha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod”, tha Berisha.