Përfaqësuesit e PD në Washington DC me republikanët amerikanë, konservatorët britanikë dhe kristian-demokratët gjermanë

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane ndodhen në Washington DC ndodhen në Forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Partive të Djathta dhe të Qendrës së Djathtë, organizatë e cila përfshin 84 parti politike nga 65 shtete të ndryshme të botës.

Në postimin e tij në Facebook, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, sëbashku me deputeten Albana Vokshi, Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë, Henri Cenon dhe kreun e PR, Fatmir Mediu, shprehet se Partia Demokratike është rreshtuar krenare krahë partive të saj simotra nga e tërë bota, përfshi Partinë Republikane Amerikane, Konservatorët e Britanisë së Madhe, Kristian Demokratët Gjermanë të CDU, etj.

“Kushdo që ende ka ndonjë iluzion se Partia Demokratike e Shqipërisë me Kryetar Prof. Dr. Sali Berishën është e izoluar, bën mirë ti hedhë sytë nga klubi i miqve dhe partnerët e Edi Ramës, me në krye Lukashenkon dhe Charles McGonigal!”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Përshëndetje miq nga Washington DC, ku sëbashku me Albanën, Fatmirin dhe Enrin, po marim pjesë në Forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Partive të Djathta dhe të Qendrës së Djathtë, organizatë e cila përfshin 84 parti politike nga 65 shtete të ndryshme të botës.

Në këtë organizatë Partia Demokratike e Shqipërisë rreshtohet krenare krahë partive të saj simotra nga e tërë bota, përfshi Partinë Republikane Amerikane, Konservatorët e Britanisë së Madhe, Kristian Demokratët Gjermanë të CDU, etj.

Kushdo që ende ka ndonjë iluzion se Partia Demokratike e Shqipërisë me Kryetar Prof. Dr. Sali Berishën është e izoluar, bën mirë ti hedhë sytë nga klubi i miqve dhe partnerët e Edi Ramës, me në krye Lukashenkon dhe Charles McGonigal!

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …