CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Projektligji ka ardhur me një SMS, po shkruhet tani te salla ku printohen dokumentet

Mazhoranca deklaroi se ka propozuar një projektligj që do të kalojë me procedurë të përshpejtuar për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje. Një vendim i tillë vjen shumë afër zgjedhjeve elektorale.

Deputetët e opozitës thanë se nuk është informuar aspak për këtë projektligj dhe kërkuan që nisma ligjore t’u vihej në dispozicion.

Por edhe pse Kuvendi u ndërpre 10 minuta, projektligji nuk dukej gjëkundi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se, socialistëve u ka ardhur gjithçka me një SMS.

Ai denoncoi se, projektligji po shkruhet tani te salla ku printohen dokumentet.

About Redaksia

Check Also

Skandali i tenderit 9 milionë euro në RTSH/ Vangjeli: 6700 euro në ditë për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2! Të hetohet fituesi!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Edhe pse në kulmin e protestave, …