Deputeti demokrat Endmond Spaho, e ka cilësuar përçarëse platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj. Spaho tha se në platforma e Enkelejd Alibeajt i shkon për shtat vetëm Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, pasi mban gjallë përçarjen e opozitës.
Sipas tij Alibeaj akoma nuk e kuptuar se cili është shkaku i gjithë situatës në të cilën ndodhet PD sot, krizë e cila sipas tij nisi prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha në mënyrë të njëanshme përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën.
I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Spaho tha: “Së pari platforma nuk bën thirrje për bashkim, por për të mbajtur përçarjen të gjallë në PD, duke i shërbyer direkt Edi Ramës. Në ka njeri që i intereson një PD e përçarë ai është Edi Rama.”
“Ajo platformë drejt kësaj rruge të çon. Pas 8 muajsh konflikt Alibeaj nuk do të kuptojë shkakun pse jemi në këtë gjendje. Nga 9 shtatori zoti Berisha u përjashtua në mënyrë të njëanshme nga Lulzim Basha. Duke mos kuptuar 9 Shtatorin, s’do kuptojë as 11 Dhjetorin, e as referendumin në 18 Dhjetor, e as rezultatin e 6 Marsit. Të paraqesësh një platformë që nuk merr në konsideratë shkakun pse jemi këtu, është të mos kërkosh zgjidhjen”, tha Spaho.