Berisha: Basha dhe Alibeaj duan të krijojnë partinë e tyre, baza e PD po shkon drejt bashkimit

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë angazhuar në mënyrë të turpshme në manipulimin e grupit parlamentar te Partise Demokratike.

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se, shumica e deputetëve njohin Kuvendin e 11 dhjetorit dhe rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 6 marsit. Sipas tij, Basha dhe Alibeaj duan të krijojnë partinë e tyre.

Berisha shprehu bindjen se me deputetët do të gjendet gjuha e përbashkët. Ai tha se, baza e Partisë Demokratike po shkon drejt bashkimit.

Ish-kryeministri u ktheu përgjigje edhe thirrjeve të Ramës për hetimin e tij nga SPAK-u.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply