Berisha: Arresti im, vepër e përbashkët e diplomatëve të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, gjatë qëndrimit në “arrest shtëpie” për pothuajse 1 vit, ia arriti t’i krijojë Edi Ramës portën e ferrit.

“Përballë kisha Edi Ramën, kisha Surrelin. Ia arrita që t’ia kthej në portë ferri, pasi merrej me dritaren nga mëngjesi në darkë”, tha Berisha.

I ftuar në ‘Open’, Berisha ka shprehur një vlerësim për mbështetësit e tij, që për rreth 1 vit e mbështetën në atë që e pagëzoi si ‘Rruga e Shpresës’.

“Ata që vinin ishin idealistët. Në fillim erdhi Ambasada e SHBA e cila monitoronte atë tubimin e idealistëve, pastaj ishin ata të Qeverisë që fotografonin, që ushtronin presione, por në fund fitoi rruga e Shpresës.

Masa e arrestit tim ishte vepër e përbashkët e diplomatëve të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndërsa i konsideroi si veprime ultra-mafioze në atë që e cilësoi si grusht shteti, Berisha tha se diplomatët amerikanë bënë një grush shteti brenda shtetit për ti dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i SHBA/ Organizata kriminale po destabilizojnë vendin, VanHorm: Prioritet i Trump në Shqipëri…

Shtetet e Bashkuara po ashpërsojnë mesazhet e tyre ndaj regjimit të Tiranës. Deklarata e fundit …