BKH-ja dhe Byroja politike

Nga Ilir LEVONJA

Një pjesë e shqiptarëve kujtojnë se Spak po bën drejtësi duke dërguar tre a katër policë, të cilëve u desh të prisnin nja dy orë të mira pas derës së Erion Veliajt. Megjithëse nga ana tjetër në disa Webe thuhet se nuk pritën fare, morën telefonat për të cilët ishin adresuar dhe ikën. Që të dy versionet nuk justifikojnë asgjë tjetër veçse faktin e një lufte të ashpër brenda llojit, por nëse dikur e niste dhe e bitiste Byroja Politike, sot e bitis analogia e saj BKH-ja ose gjoja Byroja Kombëtare e Hetimit. Organ shtetëror që në vend t’i shërbej interesave kombëtare, i shërben Enver Hoxhës së ringjallur, një vemje sociale që po dominon jetën e shqiptarëve.

Spak nuk po bën aspak drejtësi, por po punon 100% për Edi Ramën. Madje grupet brenda llojit kanë sot, jo vetëm fuqi njerëzore, por edhe buxhet të fortë financiar. Nga njëra anë diskutohet grupi Xibrakës, ku si gjithmonë shqiptarët harrojnë me kollajllëk, se aty përflitet familja e Enverit dhe e sozisë së tij Edi Ramës. Nga ana tjetër është grupi i Bashkisë ku milionat në euro janë rifuxho për ca projekte HD, Inceneratorë, apo galeri artesh promovuse dhe gjoja jo fitimprurëse.

Erion Veliaj u paraqit në Spak, diku nga muaji prill i këtij viti, pas 8 orë pyetjesh, ai doli dhe u tha shqiptarëve se bisedoj gjërë e gjatë me kolegët e Spakut, ndërkohë që mediat pranë Enver Hoxhës, deklaronin se drejtësia po bën punën e saj. Në fakt me termin ”kolegë” lali Eri i çonte mesazh Enverit se, mund të bëhej koleg a bashkëpunëtor i drejtësisë, një kërcënim real për Enverin. Ndërsa studiot televizive merreshin me ironi gazetarësh, se përse Veliaj i quante kolegë njerëzit e drejtësisë.

Nga ajo kohë e deri këtej, dyshja e famshme, apo kryetarët e grupeve ”Xibraka” dhe ”Bashkia” janë në atë fazë, si ato që dëgjoni nëpër studiot tuaja, kur grupi i Elbasanit porosit vrasje për llogari të grupit të Fushë Krujës. Ju gjithmonë tërhiqeni nga vasaliteti i të fortëve pa e kuptuar kurrë se jeni bërë pjesë e një auditori sehirxhinjësh salle sa gajaseni me togfjalëshin, ”hëngshin kokat”.

Në fakt aty janë thuajse e gjithë shoqëria shqiptare. Kënaqen përshembull kur kryeministri nuk shkon në Kuvend të japi llogari, ndaj e duartrokasin kur ai kërcënon me letra publike këdo që denoncon korrupsionin qeveritar. Në vend që ta heqin, shqiptarët bëhen palë me ‘të, madje e duartrokasin kur ai po publikisht i jep urdhër BKH të hetoj iksin apo ypsilonin. I kap një ”dhembshuri” kafshërore aq sa u duket se i shanë nga nëna e tyre kur u shan kryeministrin.

Edhe sot, studiot do flasin se po punon drejtësia, e cila nuk po ndalon kositjen brenda llojit, brenda vedit, po kurrë pa e kuptuar dhe pranuar se Enveri po bën spastrimin etniko politik të radhës. Kjo jo për të zhdukur korrupsionin, asesi, se ndofta nuk e keni vënë re, të gjithë këta brenda llojit bëjnë nga 2 vite burg dhe aq, pa sekuestrim pronash e as pasurie. Rroftë partia dhe Enveri. Rroftë ”Xibraka”.

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …