Foto-lajm, Veliaj kthehet me urgjencë pas bastisjes të shtëpise dhe zyrës nga hetuesit

Veliaj kthehet me urgjencë drejt Shqiperisë nga Hamburgu ku ishte për vizitë.

Me urdhër të SPAK, oficerët e BKH-së ushtruan sot kontroll në banesë e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek zona e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

5 oficerë të BKH-së, që janë paraqitur rreth orës 08:00 në banesën e Veliaj me mandate kontrolli janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll. Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut ku ndodhen edhe aktualisht.

About Krye Redaktor

Check Also

OSBE mbështet protestat qytetare

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare …