8 Dhjetori/ Berisha shpërndan videon: Dëgjoni thirrjet që burojnë nga shpirti i tyre i pastër!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve të marshojnë të dielën e 8 dhjetorit, që njihet ndryshe edhe si Dita e Rinisë.

Përmes një thirrje të shpërndarë në rrjtete sociale, Berisha ka publikuar dhe një video me apelin e të rinjve, se përse duhet t’i bashkohen këtij marshimi.

Kanë qenë pikërisht të rinjtë e lindur pas viteve ’90, më 8 dhjetor, të cilët kanë bërë thirrje për të treguar forcën e ndryshimit të një vendi.

Marshimi pritet të mbahet pranë qyteti Studenti, të dielën në orën 11.00.

“Dëgjoni thirrjet që burojnë nga shpirti tyre i pastër”, shkruan Berisha bashkangjitur videos.

 

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …