Himçi: Elbasani si i bombarduar, qytetarët jetojnë mes baltës, ndotjes dhe trafikut!

Kryetari i degës së PD Elbasan, Blendi Himçi ka denoncuar amortizimin e rrugëve në këtë qytet, duke kërkuar që punimet të përfundojnë, në mënyrë që t’i jepet fund kaosit të krijuar.

Në një deklaratë për mediat nga vendi ku firma po kryen punimet për ujësjellësin Himçi tha se, kjo situatë vijon prej 7 muajsh, duke u vështirësuar kalimin qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Sipas Himçit, askush nuk merr përgjegjësi për kaosin e krijuar ndërsa i bëri thirrje kryebashkiakut të Elbasnit t’i rikthehet detyrës dhe t’i japë fund kësaj situate.

“Qytetarët vuajnë ndotjen, baltën dhe trafikun në mënyrë të përditshme. Nuk mjafton çarja e rrugëve por është bllokuar edhe bulevardi. I gjithë trafiku i mjeteve futet në këto rrugë të ngushta, duke rënduar trafikun për qytetarët dhe sot s’ka asnjë përgjegjësi.

S’jemi kundër investimeve, por të lirohen rrugët, në këtë gjendje skandaloze është e tmerrshme. Gledian Llatja kthehu në punë, Elbasani është kthyer në Kandahar, sikur është bombarduar. Nuk ka qytet tjetër në të gjithë Republikën e Shqipërisë në gjithë këtë kaos, merr masat ndaj firmës për të kthyer qarkullimin në gjendjen normale të rrugës”, tha Himçi.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …