Rama kishte dëshiruar shumë një foto me Trump në ceremoninë e rihapjes së “Notre Dame” ku ai ishte ftuar nga Presidenti francez, por Presidenti amerikan ka shtrënguar duart me përzemërsi me Presidenten e Kosovës dhe jo me Ramën.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris, Francë.
Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo ka pasur rastin të takohet dhe të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’,” ka shkruar Presidentja Osmani në rrjetet sociale, duke ndarë një fotografi ku shfaqet duke shtrënguar duart me presidentin e sapozgjedhur amerikan.
Ceremonia shënon një moment historik për katedralen që u dëmtua rëndë nga zjarri i vitit 2019 dhe tani hap dyert për publikun pas një restaurimi të gjatë dhe të detajuar.
Ngjarja mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota për të nderuar historinë dhe simbolikën e kësaj katedraleje ikonike.
Presidentja Osmani vazhdon të përfaqësojë Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke promovuar vlerat e vendit dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi me liderë globalë.