“Rrëzuat një prej regjimeve komuniste më të ashpra”, Ambasada amerikane kujton 8 Dhjetorin ’90

Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar sot me një mesazh në Instagram Ditën Kombëtare të Rinisë. Ambasada e SHBA shkruan se 34 vjet më parë studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës.

Më tej ambasada thekson se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe “SHBA-të qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën drejt BE-së”.

“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, deklaron ambasada amerikane.

About Krye Redaktor

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …