Kalaja: Rama, Veliaj, Balluku e Agaçi, shkaktarët e 110 milion eurove për Beketin!

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK një tjetër kallëzim për çështjen “Beketi”. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme Kalaja ka përmendur një sërë emrash të zyrtarëve të lartë shtetërorë, përshirë Edi Ramën, Erion Veliajn, Belinda Ballukun, Engjëll Agaçin e të tjerë. Ajo tha se kwta persona kanë përgjegjësi direkte për gjobën në arbitrazh.

Si shkaktarët kryesorë të kësaj gjobe prej 110 milionë euro që i faturohet shtetit shqiptarët, Kalaja tha se personat e lartpërmendur duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe të hetohen nga organet ligjzbatuese.

Si të mos mjaftonte pagesa prej 110 mln euro, Kalaja tha se shteti duhet të paguajë edhe një kamatë prej 3% të gjobës totale të çështjes ‘Beketi’.

Kalaja kërkoi nga SPAK të hetojë dhe të bëjë drejtësi për këtë aferë, në mënyrë që të parandalohet raste stë tjera arbitrazhi, ndërsa solli në vëmendje rastin e TV Ora, ku paralajmëroi se fatura do të jetë shumë herë më e lartë se Beketi.

“Këta persona përgjegjës, Rama, Balluku, Veliaj, Agaçi, të mbajnë përgjegjësi penale në aspekt të dëmit. Dëmin e paguan shkaktari, ne vlerësojmë që dëmi i shkaktuar është përmes veprimeve të paligjshme dhe arbitrare të Ramës, Veliajt dhe të funksionarëve të lartë. Që kanë hequr nga buxheti i shtetit 110 mln euro dhe veprimet arbitratre që e kanë ndryshuar strukutrën e Albkontrollit, për të mbuluar jo vetëm humbjen e dëmit, por edhe një dëm të pritshëm në të ardhmen të Gjykatës së Arbitrazhit.

Ne s’jemi penalizuar vetëm me 110 mln euro, por dhe një inters +3% nga 31 mars 2018. Ne do paguajmë kamatën.

Ditët e fundit, BKH ushtroi kontroll te Veliaj, edhe pse si burracak që është ia faturon bashkëshortes së tij, edhe ajo po hetohet për pasurinë. SPAK të hetojë dhe për dasmën e Veliaj. Janë sekuestruar aparate elektoronikë dhe të familjarëve të Veliajt, me këtë rast del edhe përgjegjësia e Veliajt.

Ne kërkojmë që SPAK, duke qenë se e ka çështjen të kopsitur qartë nga arbitrazhi, të nxjerrë përgjegjësit dhe dëmin e paguajnë shkaktarët. Këtë dëm 110 mln euro s’e paguajmë vetëm ne opozitarët, por edhe vetë SPAK dhe fëmijët e tyre. Të japin drejtësi për çështjen e Beketit, parandalojmë edhe raste të tjera, si ai i Tv Ora, që do jetë shumë e lartë fatura se Beketi.

Dosjet për t’u luftuar korrupsioni janë më të ndryshme, nga Rama, Veliaj dhe anëtarë të qeverisë, apo kryebashkiakë dhe ish ministra. Nga SPAK edhe pse po tentohet të aludohet se po punon, vazhdon të jetë apatia dhe nën sulmin e presionin politik. Nëse do të luftohet krimi, pastrimi i parave, të nsië nga Rama, me Veliajn dhe më tej me të gjithë personat. Shumë ministra e kryetarë bashkish informohen nga SPAK dhe çuditërisht japin dorëheqjen 2 ditë para arrestimit. Dosjet voluminoze ndaj Veliaj, 55 kallëzime vetëm nga unë, duhet të ishte pas hekurave.

Veliaj është person nën hetim, i është ndryshuar statusi dhe familjarët e tij po hetohen për të. Velaij s’ka asnjë lloj shpëtimi si nga SPAK apo kolegëts jashtë SPAK, por ndihma e vetme për të është të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe të tregojë aferën korruptive kriminale të 12 viteve në pushtet”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …