Ndreu dhe Manja presion administratës: Çdo punonjës të sigurojë 5 vota emigrantësh!

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i kësaj force politike për Lezhën, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar presionin e organeve te qeverisjes vendore ndaj punonjësve të tyre për të plotësuar formularë me emrat e atyre njerëzve të afërt që janë në emigracion.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ka shpërndarë një mesazh nga një punonjës i administratës, i cili i ka dërguar një formular, që sipas qytetarit është shpërndarë nga Bashkia e Lezhës dhe iu është kërkuar punonjësve që të sigurojnë nga 5 vota emigrantësh shqiptarë secili, në të kundërt do të pushohen nga puna.
Reagimi 

Denoncim!

Qeveria në ikje dhe oborrtarët e saj në çdo sektor shtetërorë po përdorin presion mbi çdo punëmarrës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Si deputet dhe drejtues politik i Qarkut të Lezhës, i bëj thirrje organeve të hetimit të vejnë para drejtësisë personat përgjegjës.

Një thirrje të veçantë për SPAK, që mos të neglizhojë asnjë rast të dyshimtë, sa do i vogël në dukje të parë, pasi Lezha mbetet një ndër zonat me numrin më të lartë të krime elektorale që kanë deformuar vullnetin e sovranit. Nuk do të hezitojmë të denoncojmë zyrtarisht në SPAK çdo tentativë për manipulim të votës por edhe çështje të tjera me natyrë korruptive!

Image

Rasti i fundit i denoncuar në media dëshmon se si përsona të njohur të dosjes 184, po vënë nën presion administratën për vota. Ulziu dhe Pjerini nuk e trembin dot vullnetin për ndryshim.

Po ashtu një thirrje për drejtuesit e administratës arsimore në Lezhe, Kurbin e Mirdite të zbatojnë ligjin dhe të mos shantazhojnë mësuesit për sjelljet apo bindjet e tyre politike në kohë të lirë! Janë aq arrogantë sa nuk i fshehin as gjurmët.

Ne do t’i ndalojmë, por detyra jonë së pari, është rruga ligjore, t’i denoncojmë!

 

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …