Djetëra pensionistë kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë.
Një prej tyre u shpreh i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se “pensionistët nuk janë derra” që të mashtrohen me një shportë.
Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si “një mashtrim të madh, turp dhe djallëzi”.
“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë.
Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh një prej pensionistëve.