Sot votohet për kryetarin e PD Divjakë, ja kush janë kandidatët

Demokratët po votojnë gjatë ditës së sotme për të zgjedhur kreun e degës së kësaj force politke në Divjakë.

Fluksi i anetarëve ka qenë shumë i lartë që në oprët e para të mëngjesit ç’ka e ka detyruar komisionin  e votimit që të nisin procesin 30 minuta para ores 9 që ishte dhe orari zyrtar.

Kandidaturat jane dy të përzgjedhura nga anëtarësia, Elisabeta Rredhi dhe Gjergj Janku.

Procesin e votimit po e ndjek nga afër dhe drejtuesi politik i qarkut Fier deputeti i PD Luan Baçi.

Në një prononcim për mediat Baçi theksoi se, procesi që po zhvillohet sot në Divjakë është model.

About Redaksia

Check Also

Ofendimi i Ramës ndaj një mjeku dhe njeriu të dijes/ Ja kushtoi jetën shërbimit

Klodi STRALLA “Deputetët nuk duhet të bëjnë Arqile Botin!” Kështu u shpreh sot Naltgjatësia i …

Leave a Reply