Të shtëna me armë në Shkodër

Shkodra nuk ka qetësi! Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar sërish të shtëna me armë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Perash’ të metropolit verior.

Ngjarja është ende e paqartë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohn hetimet.

Deri më tani, nuk ka të dhëna për persona të lënduar ose jo.

Ka nisur verifikimi i të dhënave si dhe krehja e zonës për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit.

Deri tani nuk është gjetur provë në vendin ku është raportuar për të shtëna.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply