Teliti: 5 mijë punëtorë kishte bashkia në 2016, ndërsa sot vetëm patronazhistë janë 7 mijë

Dorian Teliti tha gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës e, Brenda godinës së bashkisë ndodhen kriminelë, ndodhen hajdutë, ndodhen abuzues.

“Një falënderim për prezencën tuaj edhe sot. Në protestën e 37, para kësaj godine sa të bukur nga jashtë po aq të shëmtuar nga brenda. E bukur nga jashtë por brenda ndodhen kriminelë, ndodhen hajdutë, ndodhen abuzues. Dhe ironia, shikojeni, poshtë dera e mbyllur me zinxhir, ndërsa lart valëvitet flamuri kombëtar dhe flamuri i BE.

A ka vlera evropiane ekipi drejtues i kësaj bashkie e cila vjedh dita ditës e cila abuzon dita ditës e tenderon dita ditës të paktën 1.5 milionë euro në ditë. A ka moral evropianë kjo godinë e cila është streha e atyre që arriten ta vendosin korrupsion në piedestalin e 100 për qindëshit siç ishin kolegët e 5 D. A ka moral kjo administratë e bashkisë me drejtuesit e saj politikë të cilët në vend që të punojnë për Tiranën për të zgjidhur hallet dhe problemet e shumta që ka ky qytete, bëjnë vetëm diçka. Ulen në gostitë e tyre.

Bëjnë pazaret e tyre. Tjetërsojnë pronën publike dhe private, vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre dhe më pas dalin në publik dhe tallen në mënyrën më ironikë të mundshme, po me qytetarët. Tallen me kafshatën e bukës që u mungon qytetarëve të Tiranës. Tallen me shkollat që u mungojnë fëmijëve të Tiranës.

Tallen me trafikun e rënduar që ka ardhur si pasojë  e betonizimit që këta tradhtarë të Tiranës dhe Shqipërisë kanë uzurpuar bashkinë e Tiranës. 5 mijë punëtorë kishte bashkia e Tiranës me 2016 ndërsa sot janë 12 mijë mijë patronazhistë për të cilët kam një thirrje të qëndrojnë larg kutive të votimit dhe fushatës elektorale pasi do të ndiqeni penalisht për krim elektoral”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …