Berisha në Elbasan: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, regjimi i Ramës po shkatërron Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Elbasan, është ndalur te gjendja ekonomike e pensionistëve dhe pamundësia e tyre, sipas tij, për të përballuar edhe shpenzimet bazë për ilaçe.

Ai tha se pensionistët, të cilët sipas tij kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, sot përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Berisha e lidhi këtë situatë me atë që e konsideroi keqqeverisje të Edi Ramës, duke akuzuar regjimin e tij për varfërim, shpopullim dhe dëmtim të vendit.

Berisha: Të dashur demokrate e demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të pranishëm në këtë sallë, në qarkun e Elbasanit dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta, më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush.

Të dashur deputetë të Partisë Demokratike, drejtues të Partisë Demokratike të Elbasanit, vlerësimin tim më të madh, respektin tim për përfaqësimin dinjitoz që ju i bëni këtij qyteti të bekuar dhe këtyre qytetarëve të mrekullueshëm.

Vëllezër e motra, zonja e zotërinj, jemi në një nga momentet ndoshta më të veçanta në historinë tonë kombëtare. Jemi në momentet e shpërbërjes së turpshme të një regjimi i cili qeveris këtë vend i bazuar çdo orë, çdo ditë në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, në krimin e organizuar, për zënien e tyre nga Elbasani dhe Shqipëria.

Në këtë aspekt, në këtë kuadër, në këtë shpërbërje, asgjë s’ka patur rol më përcaktues sesa guximi, qëndresa e juaj, dashuria juaj për Elbasanin dhe Shqipërinë në këto vite. Ju u përballët me këtë regjim që mund t’i vësh çdo epitet dhe që në fakt, në fakt e ka dëmtuar farën tonë, qenien tonë kombëtare, më shumë se çdo pushtues i të gjitha kohërave.

Nuk ka asnjë pushtues që kemi njohur ne, që në 10 vite të ketë përzënë kaq shqiptarë nga Shqipëria sa regjimi i Edi Ramës.

Për të matë, për të parë efektet shkatërrimtare të këtij regjimi mbi qenien tonë si popull, po ju jap sot vetëm një tregues. Sot në Elbasan dhe në Shqipëri, kemi atë numër lindjesh që kishim 100 vite më parë, në kohë kur ishim më pak se 1 milion.

Pra, vjedhjet e tmerrshme të këtij regjimi, organizatat e krimit dhe droga e tij, kanë qenë shkatërrimtare për kombin tonë më shumë se gjithçka tjetër. Sot, jo në një, por në disa aspekte, qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë përballen po me atë varfëri që u përballën në periudhën e hiperkolektivizmit. Dallimi atëherë është ky: se atëherë dyqanet ishin bosh, nuk kishin ç’të blinin, kurse sot dyqanet janë plot por xhepat bosh.

Dhe nuk arrijnë dot pensionistët, të cilët janë jo pak po janë më shumë se një e treta e tyre që kanë shkrirë jetën për të qenë ne këtu ku jemi, dhe ata, në mënyrë absolute, nuk blejnë dot ilaçet për mjekim. E kam thënë dhe një herë tjetër, po jua them dhe ju, kam qenë mjek, dhe një nga gjërat që më therte më shumë në shpirt dhe në zemër, ishte momenti kur unë i çoja të sëmurit recetën kur bëhej gati me dal nga spitali.

E llogarisja me mendjen time mundësisht ilaçet më të lira të mundshme që ta përballonte. Por ai s’e merrte recetën, sepse aty për aty më thoshte që: doktor, dita ime në punë në kooperativë është kaq, dhe unë me kaq mezi marr bukën, s’marr dot asgjë tjetër. Kurse sot, sot pensionisti nuk bëhet fjalë të marrë dot ilaçet të cilat i duhen për sëmundjet më të zakonshme të moshës së tij.

About Redaksia

Check Also

Coldea, Hyseni, McGonigal, emra të ndryshëm, por e njëjta dorë politike: Edi Rama!

Denisa VATA Coldea, keshilltar i Edi Rames. Vlora Hyseni, keshilltare e sigurise se Edi Rames …