Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj aksionit të diasporës shqiptare në New York dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve.
Me një shënim në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar pamjet nga aksioni i shqiptarëve në SHBA, Berisha shkruan se, sharjet e Ramës si ‘pula histerike’ ndaj diasporës duhet të dënohen me forcë.
‘Vezë mbi Padrinon në New York! Dënoj me forcë sharjet e tij, ‘pula histerike’ etj., ndaj tyre. Ju lumtë guximtarëve!’, shkruan Berisha
.
Gazeta RD