Berisha: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Kryetari i PD, Sali Berisha, në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Elbasan, e krahasoi Shqipërinë me një të sëmurë në urgjencë, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Berisha tha se, Shqipëria realisht ngjan me një të sëmurë në sallën e urgjencës

Berisha: Sot, jo vetëm ilaçet, por mbi 600,000 pensionistë janë me pensione të pjesshme. Janë me pensione të pjesshme, janë me pensione me të cilat absolutisht nuk marrin dot as dy javë ushqime, pa le ndihmë nga familjarët e tyre.

Sot, këto ditë publikohet lajmi se për të rritur një fëmijë, foshnja në vitin e parë, kërkon 66% të rrogës. Prandaj dhe ne jemi, kemi rënë në këtë mënyrë. Qiratë kanë kapur nivelin e rrogës mesatare. Pra, janë bërë mollë e ndaluar apartamentet për qytetarët.

Të gjitha këto faktorë shtyjnë qytetarët tanë të ikin, të ikin, të ikin. Ndërkohë, vendi është absolutisht vendi i pasurive përrallore. I pasurive përrallore të gjithanshme. Nuk ka tokë dhe vend më të begatë se Shqipëria në çdo aspekt. Por të gjitha këto janë shndërruar në një mënyrë apo në një tjetër, në mallkim për qytetarin shqiptar.

Janë shndërruar në parajsë për qeveritarë të pangopur dhe hajdutë, të cilët në mënyrë identike me ata që shtypën shqiptarët 46 vite, urrejnë qytetarin. Mund të listojmë një listë të pafundme të problemeve të jashtëzakonshme të rënda që përballet qytetari, për shëndetin e tij, për shkollimin e fëmijëve.

U ndala në këtë paraqitje për të theksuar se sirenat e nevojës për rithemelimit të Shqipërisë bien në të katër anët e vendit. Shqipëria realisht ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës.

Ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ndaj dhe ripërtëritja e Partisë Demokratike është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë.

Ju, ju them unë ju, keni meritë të jashtëzakonshme, sepse në kushtet më të vështira i qëndruat opozitarë. I qëndruat dhëmbë për dhëmbë këtij regjimi. I qëndruat të pamposhtur pavarësisht nga të gjitha, nga dhuna, terrori, burgosjet, shantazhet, presionet e të tjerë, të gjithë makinerinë e tij.

Pa ju, pa qëndresën tuaj, pa guximin tuaj, ky regjim nuk ishte i shpërbërë në të sotmen. Jo. Pra, në këtë kuadër, fitorja jonë është një domosdoshmëri. Jo për t’u kthyer shpinën, jo për t’i injoruar ata qëndrestarë që për mua janë heronj, heronj të vërtetë. Por për të përshkruar kilometrin e fundit drejt fitores.

Për të ecur drejt fitores. Për të ecur drejt fitores. Demokratët, populli opozitar pret fitoren. Shqipëria pret me padurim fitoren e opozitës. Dhe kjo është përgjegjësi e madhe ndaj vendit.

Ky është motivi i jashtëzakonshëm për ne.

About Redaksia

Check Also

Kryetari i PD Elbasan: Të mos ketë derë të mbyllur për të rinjtë! Ripërtëritja e PD ka nisur!

Në foltoren e ripërtëritjes së Partisë Demokratike në Elbasan, Alis Narazani, kryetar i degës së …