Berisha publikon mesazhin: Narkoshteti po mobilizon trupën kriminale elektorale më të rrezikshme të të gjitha kohërave

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që është nën kërcënimin e vendit të punës, për shkak se nuk mbush dot formularin e PS-së për të afërm që jetojnë jashtë Shqipërisë, që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Një seri zhvillimesh të reja dëshmojnë se narkoshteti po mobilizon të gjithë potencialet e tji për t’u shndërruar në trupin kriminal elektoral më të rrezikshëm të kohërave.

Punonjësit civilë të qeverive vendore, të arsimit, punonjësit e ambasadave të Shqipërisë në botë, po shndërrohen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, në kriminelë të vërtetë elektorale.

Unë këtu dua të lexoj vetëm një mesazh që dëshmon fytyrën kriminale të hajdutit Subash të Fierit.

-Jam e mërzitur dhe e lodhur, thotë punonjësja.

-Pse, çfarë ke?

-Do më heqin nga puna.

-Pse?

-Ngaqë nuk gjej të afër që jetojnë jashtë shtetit për votimet. -Për gjëra koti që iu tek kryetarit të bashkisë Fier.

-Mjerë ju çfarë u ka gjetur. Hidheni në gjyq?

-E fiton ai gjyqin se e njeh ligjin.

-Po të hoqën për këto motive, fiton ti, jo ai. Janë mësuar këta që njerëzit që nuk i duan, i heqin nga puna.

Pra, arrin gjer në shkallë cinizmi i narkoshtetit sa që të heq nga puna nëse nuk ke në rrethin tënd familjarë që të japin emrat e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kreu i misionit të monitorimit: Zgjedhësit nuk ishin të lirë, ishin nën presion, zgjedhje të pabarabarta, qeveria…

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një …