Berisha: Veliaj i dha gruas së tij me gjakftohtësi 50 mijë euro!

Në vijim të denoncimeve për aferat e Kreut të bashkisë së Tiranës, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi para gazetarëve se, “nuk ka ndodhur kurrë, përveçse në këtë qeveri, që familjarët e qeveritarëve të fitojnë tendera të lidhura me sektorin publik. Kurrë, asnjë!

“Ju keni ndjekur mediat, të dashur qytetarë, dhe ato kanë konstatuar vjedhje të papërmbajtur, ‘suksesin’ vetëm të bizneseve familjare të këtyre qeveritare.

Famëziu Arbër Veliaj, vëllai i Lalë Vjedhësit, e ka nisur biznesin e tij duke blerë aksione me 100 euro në një kompani dhe ka regjistruar vitin e kaluar 4.5 milionë euro vetëm fitime dhe 32 milionë euro xhiro, shumicën në marrëdhënie me shtetin, të ndaluara në mënyrë kategorike.

Është gjetur Velica me kompani, nga të cilat bashkëshorti i jep asaj 50 mijë euro dhe kjo me firmë të saj, me gjakftohtësi firmos dhe fut në xhep 22 mijë euro.

Edi Rama ka vendosur këtë sistem, sepse kur Arbri pa Olsin që shkoi në Kinë dhe mori një drejtor të një shtëpie të moshuarve dhe e solli në Shqipëri për t’i dorëzuar Porto Romanan si park industrial, dhe është e vërtetuar kjo që them, atëherë u lëshuan të gjithë si lukuni.

Nuk ka ndodhur kurrë, përveçse në këtë qeveri, që familjarët e qeveritarëve të fitojnë tendera të lidhura me sektorin publik. Kurrë, asnjë!

Nga qindra e mijëra kontrolle që janë bërë në vitin 2014 e këndej, nuk është gjendur një rast i vetëm, në një kohë kur këta e kanë shndërruar në ligj këtë, familjarët janë përfituesit kryesorë të prokurimeve publike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nis censura e regjimit në rrjetet sociale, Rama kërkon bllokimin e TikTok që ditën e nesërme

Njoftimi i AKEP: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë …