Sjellja gjakatare dhe ilegjitime e Rusisë nuk diktohet nga iracionaliteti: i korrespondon racionalitetit të fuqive të mëdha. Një dimension që ka pak të bëjë me kategoritë e etikës dhe demokracisë.
Lufta në Ukrainë është një dramë që na përfshin ne të gjithëve dhe të gjithave. Vdekje tragjike, të pafajshëm të vrarë dhe si në të gjitha luftërat janë civilët ata që paguajnë çmimin më të lartë. Midis të plagosurve fatkeqësisht numërohet edhe demokracia jonë nëse një parti që quhet demokratike sulmon një gazetar fajtor se ka bërë një analizë – për më tepër e ndarë nga shumica e specialistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Si gjatë çdo konflikti, është kaluar nga modaliteti propagandë, ku bërja e një arësyetimi menjëherë heshtet nga bashkëjetesa me armikun. Megjithatë, këto arësyetime duhet bërë. Ka kuptim të flitet për ekspansionizom NATO gjatë një lufte të shpërthyer nga Rusia? Unë mendoj se po, sigurisht jo për të justifikuar Putinin dhe aq më pak për t’i shpjeguar aksionet, por për të kuptuar kontekstin.
Mjafton të lexohen gazetat për të parë sesi një pjesë e mirë e propagandës tonë – nuk më vjen një term tjetër më i përshtatshëm – ka ndërmend ta paraqesë presidentin rus si një të ekzaltuar të paparashikuehsmë që nuk arësyeton si ne, thuajse një alien. Megjithat, prej rrezikut të reagimit rus përballë një ardhjeje të Aleancës Atlantike në hapësirën passovjetike dhe sidomos në Ukrainë, flitej qysh nga vitet ‘90. Më 1992, Andrei Kozyrev, ministër i Jashtëm i Jelcinit dhe ka mundësi më properëndimori midis «demokratëve» dhe «liberalëve» atëhere shumë të vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara, arriti tha se sikur qëndrimi sfidues i Perëndimit të ishte i vazhdueshëm, atëhere rezultatet do të ishin katastrofike: fundi i liberalizmit në Rusi, fundi i bashkëpunimit dhe, së fundi, i përplasjes.
Në 1997 George Kennan, eksperti më i madh i Rusisë dhe i Bashkimit Sovjetik në Departamentin e Dhtetit, e dënoi zgjerimin e NATO si «gabim tragjik», duke e përshkruar si një self-fulfilling prophecy klasike – një profeci që do të vetëvërtetohet: zgjerimi do ta shkaktonte herët a vonë një reagim rus, që do të përdorej për të justifikuar ex-post zgjerimin. Fjalë për fjalë, i paraprinë asaj që do të thoshte i parashikueshmi Enrico Letta 24 vite më pas. Për sa i përket Ukrainës, më 2014 Henry Kissinger theksonte se zgjidhja e vetme ishte neutraliteti i Kievit dhe John Mearsheimer, një prej akademikëve më autoritarë të marrëdhënieve ndërkombëtare, në një video të 2015 që po bën bujë në rrjet, paralajmëronte saktësisht atë që po ndodh gjatë këtyre ditëve në rast se nuk zgjidhej situata ukrainase në konsideratë të disa kërkesave të Moskës.
Mund të vazhdojmë, por do të ishin përsëritje të kota. Cili është problemi? Sigurisht që jo justifikimi i veprimit rus. Kur për më tepër që kjo sjellje fatkeqësisht nuk katalogohet si iracionale. Përkundrazi, është racionalizmi, sjellje klasike e një fuqie të madhe apo që konsiderohet e tillë. Në teorinë realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare shtetet shtyhen in primis nga logjika mbijetese dhe, kur ndjehen të kërcënuar, tentojnë të reagojnë në mënyrë të ngjashme dhe, për pasojë, të parashikueshme. Veç kësaj, shtetet më të fuqishme preferojnë të kenë një zonë influence përreth kufijve të tyre për ta rritur sigurinë dhe pushtetin e tyre. Në thelb, është kjo logjika e Doktrinës Monroe, siç ka kujtuar kohët e fundit edhe Bernie Sanders, dhe është edhe logjika e Jaltës: një kompromis i bazuar mbi zona influence stabilizon konkurrencën midis shteteve, redukton paqartësinë dhe, për pasojë, rastet e përplasjes.
Duke adoptuar kështu një vizion që e sheh politikën ndërkombëtare si konkurrencë midis shteteve, ka qenë e lehtë të parashikohej ajo që do të ndodhte: fundi i Luftës së Ftohtë ka bërë të kolapsohej sistemi i sigurisë europiane dhe, në një masë më të vogël, botëror; dobësia ekstreme e Rusisë në vitet ’90 ka lejuar një ekspansion të NATO drejt Lindjes që i përgjigjej logjikave realiste klasike – një rritje e pozicionit të saj vis-a-vis një rivali/armiku dhe nj avantazh strategjik në skakierën europiane. Por kjo ka çuar në një situatë të paqëndrueshme, pasi arkitektura e sigurisë europiane është rindërtuar unilateralisht, duke vënë për pasojë në rrezik interesat ruse. Në këto kontekste, dramatikisht vlen akoma maksima e Von Clausewtiz – lufta është ndjekje e politikës (ndërkombëtare) me mjete të tjera.
Pra, nëse pranojmë se sjellja agresive e Rusisë, sado e përgjakshme dhe e paligjshme, është ajo tipike e shteteve në arenën ndërkombëtare, si personalizimi kundër Putinit, ashtu edhe retorika e luftës midis demokracisë dhe diktaturës që dëgjojmë kaq shumë në këto ditë, automatikisht prishen. Kjo nuk na ndihmon të kuptojmë dhe me të vërtetë na vë në një pozicion të pakëndshëm – e mirë kundrejt së keqes, tipike e një doktrine të ndryshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, i ashtuquajturi internacionalizëm liberal që synon nxitjen e një rendi ndërkombëtar të bazuar në parimet e demokracisë dhe liberalizmit dhe në perspektivën e të cilit pranimi i Ukrainës në NATO do të ishte vetëm një zgjerim i fushës demokratike në respekt të sovranitetit popullor. Për fat të keq, parimet e liberalizmit nuk janë aq universale, por më tepër të modeluara në nevojat gjeopolitike të përkrahësve të saj, ShBA, të cilat për këtë arsye sillen si çdo fuqi tjetër “realiste”. Ka raste, të tilla si situata aktuale në Ukrainë, në të cilat bombat e diktaturave kundër shteteve sovrane duhet të dënohen dhe të kundërshtohen; dhe të tjerë, po aq tema, si në Jemenin e bombarduar nga Arabia Saudite, të cilat nuk lëvizin as ndërgjegjet dhe as sanksionet tona. Dhe nga ana tjetër, ne jemi kaq të vëmendshëm ndaj demokracisë, saqë brenda NATO-s presim Turqinë; ose nuk e kemi problem t’i japim solidaritetin tonë Izraelit që modifikon kufijtë me përdorimin e forcës.
Nga një pikëpamje realiste, regjimi politik i Shteteve të Bashkuara është kryesisht i parëndësishëm. Kombet udhëhiqen nga të njëjtat nevoja dhe veprimet e tyre u përgjigjen nxitjeve të diktuara nga konteksti ndërkombëtar. Shtatëdhjetë vjet luftëra, pushtime, ndryshime regjimi dhe masakra të ndryshme të sponsorizuara apo të kryera drejtpërsëdrejti nga fuqitë demokratike janë, mjerisht, kundër-prova më e fortë se etika dhe demokracia kanë pak të bëjnë me politikën ndërkombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, i ashtuquajturi interes kombëtar është kryesisht bipartizan, rrallë subjekt i diskutimit të gjerë publik dhe larg kontrollit të opinionit publik – siç do ta mbajnë mend ata që morën pjesë në lëvizjen e madhe të paqes të vitit 2003. As sistemi i kontrollit dhe balancimit, i munguar në regjime autokratike të tilla si Rusia, nuk e ka penguar efektivisht SHBA-në nga rifutja e torturës në Luftën kundër Terrorit.
Pse të flasësh për gjithë këtë? Ajo që është me interes këtu është dënimi i një sistemi. Sigurisht, nuk ka ekuivalencë morale midis një regjimi autokratik dhe një demokracie, por duhet të jemi të vetëdijshëm se kundërshtimi ndaj luftës mund të jetë vetëm një kundërshtim ndaj sistemit që e gjeneron atë. Kjo është ajo e logjikës së pushtetit midis Shteteve, në të cilën objektivat janë të njëjta, dhe që për këtë arsye çon, shpesh në mënyrë të pashmangshme, në këtë lloj pasojash.
Në këtë kuptim, reagimi i Evropës ndaj krizës ukrainase është, sipas mendimit tim, për t’u vlerësuar në terma tejet negativë. Në vend që të kërkojnë ndërmjetësim që shpëton jetë – dhe kjo në të vërtetë duhet të ketë ndodhur para shpërthimit të armiqësive; dhe në vend të një nisme diplomatike për të rindërtuar një paqe të qëndrueshme në Evropë, e drejta për përshkallëzim ka pasur për qëllim: sanksione shumë të rënda, dërgimin e armëve, riarmatimin evropian. Ka nga ata që përshëndesin lindjen e një Europe të re, por kjo Europë e re lind në opozitë dhe armiqësi ndaj një aktori tjetër gjeopolitik. Që kjo Evropë është e lindur “për të bërë luftë” është një pikë kthese shumë e keqe, të cilën kushtetuta jonë e kundërshton. Cila është pika e ofrimit të Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, siç bëri Von Der Leyen? A është ky një akt solidariteti me Ukrainën apo një konfrontim me Rusinë bërë mbi lëkurën e ukrainasve të pafajshëm?
Kryeministri italian Draghi në fjalimin e tij përmend një studiues si Kagan i cili pretendon përjashtimin amerikan, përdorimin e forcës për të imponuar hegjemoninë amerikane dhe një konfrontim armiqësor me Kinën dhe Rusinë. Ndërkohë, retorika antiruse këto ditë do një humbje të kundërshtarit, jo të paqes – dhe ushqen pallavra të turpshme reaksionare, të tilla si kërkesa për t’i mbyllur gojën Gergiev për të qenë në gjendje të drejtojë në La Scala, ose anullimin e një kursi mbi Dostoevsky në Universitetin Bicocca dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kier Stamer kërcënon të përjashtojë nga puna këdo që përpiqet të kritikojë NATO në lidhje me ngjarjet e këtyre ditëve.
Pikërisht për këtë arsye është thelbësore që dënimi i qartë i veprimeve ruse të mos ngatërrohet me atë të atyre që nuk janë aq të interesuar në fund të armiqësive, por në mbylljen e llogarive një herë e përgjithmonë me Moskën; me ata që mbështesin një aleancë ushtarake që vendos raketa pothuajse kudo dhe, për këtë arsye, ka shumë pak mbrojtje. Në këtë kuptim, komunikata e shumë kritikuar ANPI, e shkruar para pushtimit rus, e cila distancohet nga synimet ekspansioniste perëndimore është, në fakt, një pikënisje e shkëlqyer. E majta, ose ajo që mbetet prej saj, nuk mund të bjerë, përsëri, në gabimin e bërë në vitin 1914 kur përballë luftës midis fuqive bëri që ndjenja kombëtare të mbizotëronte mbi solidaritetin midis popujve dhe punëtorëve. Ishte vetë Lenini ai që e denoncoi këtë logjikë: “Pyetja: cili grup realizoi goditjen e parë ushtarake ose i pari shpalli luftë nuk ka rëndësi në përcaktimin e taktikave të socialistëve. Shprehjet në mbrojtje të atdheut, në rezistencën ndaj pushtimit të armikut, në luftën mbrojtëse etj., janë, në të dy anët, të gjitha mashtrime për popullin”. Fjalë në të cilat, sot më shumë se kurrë, duhet të reflektojmë.
(Nicola Melloni merret me marrëdhënien midis shtetit e tregut dhe midis ndryshimeve ekonomike dhe politike. Pas një PhD në Oxford Universiyt ka dhënë mësim dhe ka kërkuar në Londër, Bolonjë dhe Toronto. Shkruan për Micromega dhe Il Mulino)
Përgatiti
ARMIN TIRANA