CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Dy fjalë për Parashqevi Simakun dhe për ne të gjithë!

Nga Agron GJEKMARKAJ

Parashqevi Simaku, një ikonë e muzikës shqiptare, po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta, edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një përmasë të frikshme!

Nevoja për sensacion e klikime me fatkeqësinë e saj gjithëaq! Në mes të kësaj dramë personale, tek shoqëria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe, e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

I vetmi deri sot nga personat me përgjegjësi publike që kanë dëshmuar vullnet për ta ndihmuar, edhe për patriotizëm kavajas, është Fisnik Qosja Kryetari i Bashkisë së Kavajës! Duke vepruar  kësisoj, ai ka demonstruar një përmasë njerëzore e institucionale, të cilën duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj.  Nuk e dimë nëse do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në Nju Jork, por në të dyja rastet, si shtet dhe shoqëri  ia kemi borxh një zgjidhje, të vërtetë, të prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni, e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh !

Shume këngëtarë të huaj paguhen për të performuar në Tiranë, mbase kjo iniciative mund të merret për të! Qeveria do duhej t’i lidhte me patjetër një pension të jashtëzakonshëm për merita të shquara në jetën kulturore të vendit! Biznesmenët shqiptarë akuzohen per mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranes, kanë rastin t’i përgënjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar një apartament këngetares së madhe, me gjasë e pastrehë!

Nëse ajo dëshiron të jetojë në Amerikë, po aq vlen përpjekja e përbashkët këtu dhe atje, por e vërtetë njerëzore, jo duke e trajtuar atë si objekt sevapi, por solidariteti, merite e dinjiteti.

Gjithsesi këto lajme po na vënë në provë etike të gjithëve ne sa të vërtetë mund të jemi me bilbilin e këngës shqiptare, me personalitetin që ma dhuroi emocione të vërteta kur shumëçka qe e rreme!

 

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …