Berisha: Nga Amerika, vendi i lirisë, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës në mënyrë të pabesueshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në forumin “Të drejtat e Shkelura” u shpreh se, që nga vendi i lirës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën t’i fryejnë brirëve të censurës në mënyrë të pabesueshme për atë shtet.

“Ky takim dhe ky forum mblidhet për problemin më themelor, sepse në hierarkinë e të gjithë të vërtetave që ne qëmtojmë, që ne besojmë, që ne mbrojmë, në politikë, në art, në shkencë, kudo, janë 3-4 prej tyre që janë sa hyjnore, aq edhe tokësore.

Që në hierarkinë e të vërtetave dhe vlerave janë më kryesoret.

T’i marrim pak se çfarë ndodh me ne.

Liria e fjalës, ne këtu flasim. Flasin edhe disa të tjerë, po shumica e atyre që flet kundër padrinos, lë mandatin dhe shkon në burg siç ka shkuar Ervin Salianji apo zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër, kryetar parlamenti dhe pavarësisht mbi të gjitha se nuk mund të ndodhë kurrë zvarritja në rrugë në një vend ku ka ligj dhe Kushtetutë dhe se nuk mund të arrestohet asnjë person nën hetim.

Është diktaturë sepse përdor të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës, të mbjelljes së frikës. Diktatura është mbretëri frike.

Besim, 38 mijë qytetarë shqiptarë ka arrestuar Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite, që nuk ka vend në botë që nuk ia arreston.

Është diktaturë se bën arrestimin e lidershipit politik në mënyrë që të mos ketë rotacion.

Arreston gazetarët, vrasësit serialë nuk janë në burg. Gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie.

E vërteta, e thashë, nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut sot sepse filloi në mënyrë të pabesueshme, vendi i cili frymëzon me këto të drejta, vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.

Mediat e mëdha që u bënë anticensurë, iu kërkua haptas të vendosnin censurën.

Filluan publikisht të flasin se duhet censura.

Kjo është e vërteta. Dhe kush e bënte këtë?

Ata, të cilët kanë etiketën liberalë. Ua them unë ju se ata janë stalinistë të vërtetë. Dhe ua them me bindjen më absolute.

Ata që hiqen si liberalë, ata tani censurë.

Po rrezikove fjalën, ke rrezikuar çdo gjë. Ndaj dhe këtu, të gjitha mediat kombëtare janë media qeveritare.

Po e dini ju se burgjet në Shqipëri janë një ferr i vërtetë. Nuk mund ta imagjinoni. Janë qindra të sëmurë që nuk ua zbardhin vendimet. Gjykatësi ka një detyrim që brenda kaq ditësh të zbardhë vendimin. 70 ditë, 100 ditë, nuk i zbardhet vendimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …