Zhupa: Jeni terroristë mjedisorë! 5.8 milion m2 tokë për investitorët strategjikë, tani synoni zonat e mbrojtura!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar sot një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa u shpreh se, mazhoranca ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë, ndërsa tashmë synon dhënien edhe të zonave të mbrojtura.

Në shkurt të këtij viti në një seancë të turpshme pa diskutime kaluat ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, një ligj klientelist që zhdukte mbrojtjen e këtyre zonave me rëndësi jetike për vendin dhe hapte rrugën ndërtimeve për to.

Ministria e Ndërtimit Kumbaroja e mohoi që do prekeshin zonat e mbrojtura por u deshën vetëm 7 muaj që ti miratonin projektvendime që prekin 9 zona të mbrojtura, miratuar 25.09.2024 dhe publikuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 165, date 27/09/2024. Ajo që vihet re është ulja e mbrojtjes, nga shkalla e parë në shkallën e tretë.

Kumbaro është ministria më jetëgjatë sepse është ministria më duartgjatë ndaj pasurisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri.

Ku nise me VKM në 2017, përndryshe nga harta e Ansamblit të monumenteve të kulturës së vitit 2000, la jashtë qendrës historike një pjesë të madhe të territorit, ku gjenden pjesa dërrmuese e objekteve historike të qytetit të Tiranës dhe Teatrin Kombëtar. Vazhdove me qofterinë në Butrint dhe marrëveshjen e parë kuadër me AADF për koncesionin e tij. Më tej në janar 2022 hoqe zona të tëra nga zonat e mbrojtura. Për ta nbyllur me këtë ligj të ri që shkatërron përfundimisht zonat e mbrojtura.

Në funksion të betonizimit të zonave të mbrojtura keni vendosur edhe te shtyni për herë të pestë afatin e ligjit për investimet strategjike, me një deputete qe fatkeqësisht përfaqëson edhe qarkun tim në kuvend, po në këtë rast nuk është propozues po firmëtare.

I miratuar si një ligj i përkohshëm në vitin 2015, ai ka shërbyer për të betonizuar kryesisht bregdetin, duke u dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …