Berisha: Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, ka kritikuar ashpër qeverinë e Shqipërisë për ndërhyrjen në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka cilësuar çdo përpjekje të Shqipërisë për të ndërmjetësuar në këtë çështje si antikombëtare dhe bllokuese, duke theksuar se propozimet dhe qëndrimet e Edi Ramës kanë sjellë vendnumëro dhe acarime mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha ka theksuar se Shqipëria duhet të qëndrojë në anën e Kosovës dhe të mos përzihet në negociata, pasi qeveria e Tiranës nuk ka asnjë tagër për të ofruar formula për zgjidhje.

“Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare.

Ekonsideroj absolutisht bllokuese dhe jo nxitëse për zgjidhjet.

Të gjitha propozimet e Edi Ramës, qëndrimet e bashkërenduara me Aleksandër Vuçiçin si argat i tij, kanë sjellë vendnumëro në procesin e negociatave, madje edhe acarime serioze midis këtyre dy vendeve.

Shqipëria nuk mund të jetë as ndërmjetës, as pjesëmarrës.

Shqipëria qëndron në anën e Kosovës.

Shprehet për dialogun, por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun. Nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula apo skema, aq më tepër një qeveri që shpallte Dnjepër veriun e Kosovës.

Aq më tepër një qeveri, e cila i thoshte Kosovës nënshtrohu ose do shkosh në kohën e bronzit.

Aq më tepër një njeri, që i vendosi i pari në Europë sanksione Kosovës.

Aq më tepër një njeri, i cili u përzie në plane për ndarjen, copëtimin e Kosovës me Beogradin.

Një njeri që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt të qartë ruso-serb.

Por ka një zhvillim pozitiv këtu. Qeveria aktuale e Kosovës ka dëshmuar meritën për t’i shumëzuar me zero, për t’ia kthyer reston Pashiqit të Tiranës, njëlloj si Pashiqit të Beogradit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gysi thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Vlorën/ Deklarata e avokatit

Avokati Maksim Haxhia ka reaguar në emër të klientit të tij, Ergys Agasi, lidhur me …