Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shfrytëzuar ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë dhe jo shqiptarë për Krishtlindje.
Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar, në të cilën lindi Jezus Krishti, një figurë që ka pasur një ndikim të thellë në formimin e vlerave dhe moralit të qytetërimit perëndimor.
“Edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast për të uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, por edhe joshqiptarë, kudo që janë, gëzuar këtë ditë në të cilën lindi hyji dhe burri, që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat, moralin e qytetërimit perëndimor.
Gëzuar Krishti Mbret!
Gëzuar!”, uroi Berisha.