“Porti i Durrësit”, Bardhi: Transparenca është e detyrueshme nga Kuvendi!

Kërkesa e PD për të ngritur një komision hetimor për projektin e Portit të Durrësit po diskutohet në mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se, kjo është një çështje e interesit publik dhe është e detyrueshme transparenca.

“Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një afere korruptive qindra milion euro.

Faljen e tokës publike bashke me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri.

Objekti i hetimit është konkret dhe puna e kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre te bëjmë transparence.

Aty mund të jenë para të pista që po investohen dhe kuvendi ka të drejte të hetoje, sic ka të drejtë të kontrollojë prishjen e të gjitha marrëdhënieve kontraktuale të mëparshme.

Kuvendi ka të drejtë të hetoje edhe se çfarë po ndodh me portin e ri.

Na u tha qe do jetë me faturë zero nga buxheti i shtetit, por sot na thuhet do të kushtojë 1 miliard. Nuk ka asnjë vendim te Gjykates Kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është në Strasburg nuk mund të ketë hetim parlamentar.

E kundërta është thënë.

Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjera qe si kupton se keshtu ti kanë dhënë. Nuk ka asnje opinion te venecias per kete ceshtje sic ti pretendon.

Në çdo vendim thuhet se, Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet të bejë kujdes që të mos ketë mbivendosje kompetencash”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …