Tender 3.8 milionë euro karburant për administratën!

Të paktën 3.8 milionë euro do të shkojnë për blerje karburanti për disa institucione të administratës për konsum të tyre ose për shpërndarje tek grupe përfituese private sipas politikave mbështetëse që zbatohen.

Një procedure prokurimi të çelur këtë të hënë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara detajon në disa lote këtë blerje.

Në një dokument me specifikimet teknike detajohen institucionet që do të marrin naftë për një periudhë 24 mujore teksa në një tjetër katalog po pjesë e tenderit jepen detaje mbi standardet që duhet të plotësojë nafta duke nënvizuar mjete të thjeshta dhe anije peshkimi.

Konkretisht dokumenti specifikon se fondi limit/vlera e pritshme e kontratës do të jetë 379 mln lekë ose 3.8 mln euro. Por cilët janë institucionet që përfitojnë nga kjo blerje.

Për Lotin 1: “Furnizim me lëndë djegëse diesel (Gazoil)”, me fond limit 57,320,621  (pesëdhjetë e shtatë milion e treqind e njëzet  mijë e gjashtëqind e njëzet e një) lekë pa TVSH ose 582,882 (pesëqind e tetëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e dy) Euro pa TVSH, ku janë përfshirë kërkesat e 5 (pesë) autoriteteve kontraktore si më poshtë.

  1. Spitali Bashkiak Kolonjë me fond limit 2,825,180 (dy milion e tetëqind e njëzet e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë) lekë pa T.V.SH
  2. Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik me fond limit 584,000 (pesëqind e tetëdhjetë e katër mijë) lekë pa TVSH
  3. Drejtoria e Shërbimit Spitalor Tropojë me fond limit 9,730,000 (nëntë milion e shtatëqind e tridhjetë mijë) lekë pa TVSH
  4. Drejtoria e Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlore me fond limit  10,640,282.68 (dhjetë milion e gjashtëqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH.
  5. Shërbimi Informativ i Shtetit me fond limit 33,541,158 (tridhjetë e tre milion e pesëqind e dyzet e një mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH.

Pjesën më kryesore të tenderit në fakt e zë nafta dhe më pak karburantet e tjera./Monitor

About Redaksia

Check Also

Berisha: Siguroj shqiptarët se me 11 maj PD do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit

Në deklaratën e tij përshëndetëse për mosbindjen civile të 23 dhjetorit, kryetari i Partisë Demokratike, …