Pak para se të nisë seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, grupi parlamentar demokrat ka zhvilluar një mbledhje.
Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që të bëhet kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.
Kujtojmë se 5 deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi.