Policia terror ndaj protestuesve, Noka përplaset me shefin e komisariatit nr.1

Një tjetër incident mes policisë dhe protestuesve të PD ka ndodhur te “Rruga e Elbasanit”.

Mësohet se deputeti i PD Flamur Noka është përplasur me shefin e komisariatit nr 1.

Noka dhe shefi i komisariatit nr 1 kanë pasur përplasje fizike.

Në këtë moment, ka pasur edhe një përplasje mes policisë dhe mbështetësve të Flamur Nokës.

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka lëvizur nga Bashkia e Tiranës duke ju bashkaur protestuesve të “Zogu i Zi”.

Kujtojmë që opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi.

About Redaksia

Check Also

ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite!

Oerd BYLYKBASHI Në vitin 1990, sapo ra komunizmi, OSBE caktoi standardin bazë për zgjedhje të …