Leksion Demokracie!

Nga Rezenbrik SERJANI

Tribunat e stadiumit, tribunat e lirisë, të ngjasonin me sheshet e mëdha të Demokracisë, të ngjasonin me ato sheshe ku kanë ndodhur Revolucionet më të mëdha demokratike anembanë botës, të ngjasonin me sheshet e lirisë, sheshet e demokracisë dhe revolucioneve të mëdha.

Ato tribuna, ata qëndrestar, hynë në histori.

Ai eveniment i madh demokratik, ai evenimet, i rrallë i 31 viteve Demokraci, hyri në histori.

Krenar për këdo që ishte pjesë e saj.

Krenar që u bëm pjesë e Rithemelimit, e asaj partie në të cilën aderojmë dhe e duam prej vitesh.

Njësoj si në vitet ’90, njësoj si në 11 Dhjetor 1990, Zoti na e ridha mundësinë e bërjes pjesë e një eventi të tillë historik.

Firmat tona, firmat e delegatëve, vota jonë, u bënë pjesë e historisë, ato u gdhendën në memorien e këtij kombi, u gdhendën në memorien e Demokracisë, Pluralizmit, Lirisë dhe Vlerave Demokratike!

Delegatët e ditës së djeshme ishin dëshmia më e madhe, forca më e bukur, bekimi më i madh i vlerave që përcjell dhe përbëhet fund e krye Partia Demokratike.

Kontributet, sakrificat dhe puna e çdo anëtari të familjes sonë politike ishin në Tribunin e Demokracisë, ishin në Tribunin e Forcës më përparimtare politike.

Shpresa dhe besimi ishin ulur krah njëra- tjetrës, në atë bashkim të madh zemrash dhe shpirtrash demokrat, duke dëshmuar se çfarë dhe si është të jesh demokrat, të jesh përparimtar, të jesh vizionar dhe besimplotë për ndryshimin që po i prijmë.

Janë njerëzit e nderuar të atij tribuni lirie dhe demokracie prijësit e ndryshimit të madh epokal që do i vijë Shqipërisë, duke i kthyer ata njerëz në forcën më të madhe besimplotë të këtij vendi.

Standardet e demokracisë vezullonin më shumë se kurrë, në Tribunin e Lirisë së 11 Dhjetorit, duke u bërë modeli më i ndjekur i asaj ç’ka një parti, nje familje e madhe politike, si Partia Demokratike duhet të funksionojë.

Një shembull i shkëlqyer demokracie, i pa parë ndër 31 vite demokraci, duke e kthyer Kuvendin e 11 Dhjetorit në Panteonin e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Demokracisë në vend.

11 Dhjetori u kthye në një monument historik, që u gdhend në memorien e këtij kombi.

Monument i skalitur nga mundi, djersa, sakrifica e qindra mijëra demokratëve, përgjatë këtyre viteve, duke e kthyer këtë monument, në monumentin e lirisë, në monumentin e demokracisë.Ai rrezatonte fortësi, bashkim, ngjallte kurajo dhe besim, duke u kthyer në fanarin ndriçues të së ardhmes, të së resë dhe ndryshimit.

Ai monument lirie dhe demokracie kishte të gdhendur në trup emrin e çdokujt prej nesh.

Ai monument i fortë si feniks, ishte monument me zemër, kishte zemrën e demokratëve, kishte zemrën e demokracisë!

11 Dhjetori, si një fenomen i madh historik ishte një përgjigje ndaj çdo të keqe dhe padrejtësie që i është bërë këtij vendi gjatë këtyre 8 viteve.

Një përgjigje qytetare, që rrezatonte përkushtim, vlerë, qytetari, guxim dhe vendosmëri, duke i dhënë bukuri atij Tribuni Demokracie.

Patëm fatin dhe bekimin që të vendosnim gurthemelin për një Parti Demokratike më të Fortë, më të Bashkuar, më të Hapur!

Lëvizje të tilla demokratike janë shndërruar në momente të rëndësishme historike, sikurse është bërë një libër i mirëfilltë leksionesh demokracie, leksionesh Sovraniteti, leksionesh Vendosmërie dhe Lirie, duke treguar dhe vërtetuar për historinë tonë kombëtare-politike, atë ç’ka Partia Demokratike simbolizon, është, dhe prej nga vjen.

Një ngjarje tjetër e madhe, pasrendëse e 11 Dhjetorit, po aq e fuqishme sa ajo, po aq gjigande sa ajo, po aq frymëzuese sa ajo u bë dhe 18 Dhjetori, i cili u kremtua në bazën e demokratëve me Referendumin më të lirë dhe të ndershëm që ka parë historia e një partie politike në Shqipëri.

Referendumi u kthye zëri dhe vendosmëria e shpirtit të çdo anëtari të kësaj familje të madhe politike, ashtu siç është familja jone blu, familja jonë e lirisë, demokracisë dhe vlerave.

Një akt i pa ngjarë më parë, që u bazua mbi lirinë dhe dëgjesën e çdokujt dhe cilitdo, duke e shprehur atë me shenjtërinë e votës.

Shenjtëria e Votës është parimi mbi të cilën u organizua referendumi i 18 Dhjetorit, i pari në historinë politike.

Forca e votës në radhët e demokratëve u kthye në një Leksion Demokracie se si një parti, se si një forcë politike duhet të organizohet, u kthye në Leksionin e dytë më të madh të Demokracisë pas atij të 11 Dhjetorit.

Demokratët janë histori, jane vlerë dhe aset i padiskutueshëm i Shqipërisë, i gjithë shqiptarëve.

Vota e lirë dhe e ndershme, liria e të shprehurit janë ADN-ja jonë, janë kodi jonë gjenetik, janë shpirti dhe zemra jonë, duke e kthyer Partinë Demokratike si xhevahirin më të çmuar politik që ka Shqipëria.

Demokratët janë të bekuar!

Parimi bazë, parimi themeltar mbi të cilin ngrihet një parti e lirë demokratike, një shtet i lirisë, i së drejtës dhe respektimit të ligjit, është parimi i votës, forca e votës, forca e lirisë dhe vendimarrjes së shumicës.

Ky organizim i jashtëzakonshem demokratik, kjo lëvizje leksion demokracie, u kurorëzua me mbajtjen e një proteste magjepsëse kombëtare, fund e krye patriotike, fund e krye në interesin tonë kombëtar!

Protesta jonë kombëtare tregoi se demokratët janë mbrojtësit më të mëdhenj të çdo interesi kombëtar, janë mbrojtësit fanatik të së drejtës, të së mirës dhe të çdo virtyti që është në të mirë të Shqipërisë!

Ajo protestë, ai kor shpirtrash kombëtar do të jetë origjina e fillimit tonë të mbarë të një vale të madhe protestash, të një vale të madhe organizimesh demokratike!

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike!

Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik dhe kombëtar!

About Redaksia

Check Also

Karma është një “Romana Vllahutin”! Drejtësia është gjë tjetër!

Nga Gent STRAZIMIRI 21 tetori ishte një ditë që filloi si çdo ditë tjetër! Si çdo …

Leave a Reply