Digjen goma/ Përshkallëzohet protesta në Laprakë, banorët: Do të zbatojmë Kanunin e Lekë Dukagjinit

Banorët e Laprakës kanë djegur goma në shenjë proteste kundër projektit të Unazës së Madhe duke bërë që të bllokohet qarkullimi i automjeteve. Njëri prej tyre deklaroi se do të bëjë vetëgjyqësi duke zbatuar Kanunin e Lekë Dukagjinit në rast i dëmtohet banesa nga projekti i bashkisë së Tiranës.

“Unë do jem i pari që do zbatoj kanunin e Lek Dukagjinit i them Erion Veliajt, Lul Bashës dhe Edi Ramës. Ua them sot shumë qartë se keni bërë një arrogancë të paparë me ne. Nëse ju qeveritarët nuk respektoni ligjet e Shqipërisë, unë do zbatoj Kanunin e Lekë Dukagjinit. Këtu më keni cdo ditë në protestë në mes të rrugës. Kemi 30 vite që banojmë këtu, ta harroni se na hiqni këtu për të ndërtuar kullat tuaja. Kemi bërë 3 shkresa, një ndaj Avokatit të Popullit, një kryeministrit dhe një presidentit”, deklaroi banori i Laprakës.

Prej 4 muajsh, banorët e kësaj zone kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe me pretendimin se është ndryshuar disa herë varianti origjinal i projektit. Ata kanë kërkuar disa herë takime me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe autoritetet e tjera përkatëse në mënyrë që të dëmshpërblehen plotësisht për shembjen e banesave të tyre, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply