Lel jelekverdhi, nga qytetari i parë në brigadier i parë i pastrimit

Reagimi i FRPD Vlorë

Lel Jelekverdhi!

Që prej ditës së mbledhjes së kryetarëve të Bashkive mavi, nga kryetari i bashkimit të sektit, ku vrerin më të madh të kritikave për pastrimin dhe jo vetëm ishin të adresuara ndaj “të devijuarit” të Bashkisë Vlorë, në këtë të fundit ka plasur një dashuri e madhe për pastrim dhe mirëmbajtje!

Që prej asaj dite, me propagandën e tij qesharake dhe modeste, me disa foto tek tuk, duke mbledhur letra e bidona qumështi të hedhura kuturu, “i devijuari i sektit” në Bashkinë e Vlorës, nga qytetari i parë ka kaluar në brigadierin e parë të pastrimit.

Nga mendimi i menaxhimit të Vlorës nga Tirana, tek kalimi si brigadier i parë në Pyllin e Sodës, nuk ka ditë që jelekverdhi i pyllit të mos hedh foto, nën efektin e një metamorfoze kritikash.

Koka me xhel, këpucët me baltë, ky është Leli jelekverdhi i ditëve dhe kritikave të fundit!

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply