Messi përballet me sprovën më të rëndësishme

Nuk do të jetë tamam sikur në kohën e vjetra për Lionel Messi sonte kur ai do t’i prijë sulmit të Paris Saint-Germain ndaj një skuadre në vështirësi si Lorient në Stade Moustoir, por argjentinasi do të kthehet në rolin e tij të zakonshëm si ylli i skuadrës së vet.

Për 17 vjet, Messi ishte i paprekshëm në Barcelonë, aq më tepër në kohët e fundit. Kur Barça kishte telashe për t’i zgjidhur, zgjidhja ishte tipike: “kaloja topin Messit”.

Shtatë Topat e tij të Artë japin dëshmi të bollshme se sa e suksesshme ishte kjo taktikë.

Por qëkur ka kaluar në PSG, atij i është dashur të luftojë për të qenë në qendër të vëmendjes.

Kylian Mbappe ka qenë figura kryesore e PSG-së këtë sezon. Me 15 gola dhe po aq asiste, nuk ka dyshim se 23-vjeçari ka qenë mbi 34-vjeçarin me lehtësi.

Por Mbappe do ta mungojë në takimin e sotëm të PSG-së në udhëtim, për shkak të pezullimit. Neymar, anëtari i tretë me formën më të dobët nga supertreshja, do të mungojë edhe një muaj shkaku i lëndimit.

Kjo do të jetë, për herë të parë, PSG-ja e Messit. “Nëse ia hedh një sy statistikave, gjashtë muajt e tij kanë qenë të jashtëzakonshëm”, tha Leonardo, drejtori sportiv i klubit, të hënën për Europe1.

Braziliani shtoi: “Nëse e vë në dyshim Messin, e bën sepse nuk kupton asgjë nga futbolli”.

Pavarësisht këmbënguljes së Leonardos, ka pak dyshim se Messi, në ligën vendore të paktën, ka qenë zhgënjim. Derisa ai i ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në Ligue 1 e ka shënuar vetëm një gol në 10 paraqitje.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria miqësore speciale në muajin mars

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës. …

Leave a Reply