Tërmeti/ Si po i pasuron Rama miqtë e tij me Rindërtimin

Tërmeti i nëntor 2019 ishte tragjik për shumë familje shqiptare, të cilat humbën të afërmit nën rrënoja apo banesat e tyre. Por, lëkundjet sizmike ishin njëkohësisht edhe një shans i mirë për kompani të caktuara ndërtimi, kryesisht klientë të rregullt të qeverisë ‘Rama’, të cilët shpërndanë dhjetra milionë euro nga fondet e Rindërtimit.

‘Kevin Konstruksion’ është një prej përfituesve të rëndësishëm të parave publike që qeveria ka vendosur të shpenzojë për Rindërtimin. Shoqëria është themeluar nga Safet Gjici dhe më pas ia dhuroi vëllait të tij, sapo u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Referuar të dhënave zyrtare, ‘Kevin Konstruksion’ është shpallur fituese si operator i vetëm apo në bashkim operatorësh në disa tendera të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me vlerë totale rreth 51 miliardë lekë të vjetra ose 40 milionë euro. Kontrata e parë që ka fituar ‘Kevin Konstruksion’ nga fondet e Rindërtimit është ajo për objektin e ri të shkollës së mesme ‘Arif Halil Sulaj’, në Mamurras, me fond limit 152 milionë lekë të reja.

Më tej, ‘Kevin Konstruksion’ ishte në krye të një bashkimi operatorësh ekonomikë, të cilët fituan kontratën për ndërtimin e banesave individuale, me fond limit 1.8 miliardë lekë të reja. Kompania e familjes Gjici ishte pjesë e një konsorciumi që ka fituar edhe një kontratë të dytë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit po për ndërtimin e banesave individuale, me fond limit mbi 2 miliard lekë të reja.

Në Shkurt 2021, ‘Kevin Konstruksion’ rezulton sërish pjesë e një grupi kompanish që fituan kontratën me vlerë 262 milionë lekë të reja për rindërtimin e pallateve të shkatërruara në Durrës.

Së fundmi, shoqëria private e themeluar nga Safet Gjici është pjesë e fituesve të tenderit të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rindërtimin e godinave në zonën e Shijakut, me vlerë 740 milionë lekë të reja. Në total, deri më tani, ‘Kevin Konstruksion’ është pjesë e tenderave të Rindërtimit me vlerë totale mbi 50 miliardë lekë të vjetra, ose rreth 40 milionë euro. /Syri.net

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply