FRPD Vlorë: Publikimi i të dhënave personale të pagave nga sekti Rama rrezik për Sigurinë Kombëtare

Reagimi i FRPD Vlorë

MegaSkandali i radhës!

Të dhënat personale të shqiptarëve dalin për ditën në diell, duke cënuar drejtpërdrejtë secilin prej nesh; duke u cënuar në çdo aspekt, ekonomik, social e shoqëror.

Dalja e të dhënave personale lidhur me pagat e mbi 600 mijë shqiptarëve të punësuar në administratën publike e private përbën rastin e dytë MegaSkandal të sektit Rama lidhur me informacionet personale të çdo shtetasi.

Dalja e informacioneve me karakter të tillë, me gjeneralitetet kryesore identifikuese të çdo shqiptari është një cënim i hapur i të drejtave të njeriut.

Dalja e informacioneve të tilla janë shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, duke ndikuar drejtpërdrejtë jetën e çdokujt prej nesh.

Patronazhistët ndërthurur me këtë rrjedhje të karakterit të sigurisë kombëtare përbëjnë dy minime që i janë bërë sigurisë sonë kombëtare, sigurisë së identitetit tonë, lirisë sonë të të vepruarit, si e drejta bazë e një shtetasi në një vend demokratik.

Rrjedhja e informacioneve të tilla tregon falimentimin e qeverisë-sekt dhe e çdo strukture institucionale që ndërton godinën e një shteti.

Është prova më e hidhur, që tregon krizën e thellë institucionale në të cilën është zhytur nga Sekti Rama.

Tregon çarjen e thellë që ka marrë siguria jonë kombëtare, siguria jonë institucionale, siguria e çdo shtetasi shqiptar.

Institucionet e paafta, të kapura nga sekti tregojnë çdo ditë e më shumë degradimin që qeverisja e sektit po shkakton çdo vlere demokratike në vend.

About Redaksia

Check Also

Numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç! Noka lexon mesazhin që Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviçit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka duke folur në parlament në debatin për Kosovën …

Leave a Reply