Malaj: Ne sot jemi një vend i goditur nga babëzia, Rama nuk mund të justifikohet

Ish-ministri i Financave në qeverisjen e PS, Arben Malaj foli në rubrikën ‘Opinion’ për rrjedhjen e pagave të cilën e cilësoi si shumë shqetësuese.

Malaj theksoi se kjo nuk mund të justifikohet nga qeveria, ndërsa i shpreh se duhet parë me më shumë përgjegjshmëri.

Gjatë intervistës, Malaj tha se, lufta e tretë botërore nuk do të jetë më me armë e shpata, por tashmë do të ketë një luftë kibernetike.

“Si për patronazhistët dhe për këtë rrjedhje besoj se kryeministri nuk mund ta justifikojë gjendjen. Tani kudo shishet se është rritur pakënaqësia ndaj qeverive. Sot ka ekspertët të jashtëzakonshëm në teknologji që në shumë vende të botës përdorin të dhënë që tregojnë pjesë shqetësuese. Impakti më negativ është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti. Janë paguar miliona nga BE. Theksoj se Lufta e tretë botërore do të jetë luftë kibernetike, ne jemi avantazh që jemi anëtar i NATO-s dhe ka ekspertët më të mirë. Në këtë aspekt  unë mendoj që dalja e të dyja të dhënave po ushqen pakënaqësinë që kanë qytetarët ndaj qeverive dhe duhet parë me shumë përgjegjshmëri. Nuk ka nevojë për akuza dhe kundër akuza, qeveria duhet të kërkojë ekspertizë. Unë e kam mbështetur konceptin e qeverisjes elektronike. Por qeveria është paralajmëruar që ka edhe risk”, tha Malaj.

Malaj tha më tej se, kjo çështje ka nevojë për hetime të thelluara dhe se opozita duhet ta strukturojë atë që kërkon. “Ka nevojë për hetime të thelluara. Kam shqetësim se lidh të dyja rastet bashkë. Lidhet me rastin e patronazhistëve. Nëse kryeministri i një vendi thotë unë e kam një ide , por do t’ja them prokurorisë, ky nuk është komunikimi i duhur. Problemi qëndron tek një ekspertizë e thelluar. Unë dyshoj se ne po shkojmë në një ambient shoqëror që po bëhet edhe më keq. Nuk është puna vetëm tek dorëheqja…Ne paguajmë një kosto kur qeveria nuk arrin të mbrojë dot të dhënat e qytetarëve. Kjo që ka ndodhur ka edhe një element tjetër , duhet bërë studim i mirëfilltë, pasi është rritur hapësira midis pagave maksimale dhe minimale,. po ashtu si janë pagat midis meshkujve dhe femrave, sa keqtrajtohen punonjësit direkt apo indirekt dhe të gjitha këto bëjnë që qeverisja të bëhet më transparente. Kemi debate për sektorin publik, ku janë emrat , pagat, sistemi i bonuseve…

Gjatë bisedës në studio ai gjithashtu theksoi se qeveria duhet të bëjë transparencë për nivelin e pagave.

“Qeveria të bëjë transparencë për nivelin e pagave. Pavarësisht nga debati që do bëjnë partitë politikë, unë them që përgjegjësia e parë të jetë në nivel administrativ. Ku nuk duhet të varet nga humori i ministrit apo as nga presioni. Edhe tërmeti që inauguroi sot kryeministri ka projekte të mëdha edhe pa garë. Ne sot jemi një vend i goditur nga babëzia”, tha Malaj, ndërsa shtoi: Duhet t’u lëmë më shumë shtet politologëve të mirëfilltë. Por në shohim se protestat në përgjithësi janë zbutur si element i luftës politike, dhe po ashtu shqiptarët ndjehen të lodhur dhe ikin. Unë kam parë shumë politikanë që kur bëjnë një gabim, japin dorëheqje, fitojnë kohë për të parë ku kanë gabuar dhe ndoshta edhe kthehen prapë. Por jo si këta që kapen pas karrigeve”, tha ndër të tjera Malaj.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply