Varfëria, 621 mijë shqiptarë jetojnë me 510 lekë në ditë

Në vitin 2020, 621.504 individë ishin në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Në përqindje, këta individë përbëjnë 21.4 % e popullsisë së vendit.

Në vitin e pandemisë, nga rreziku i varfërisë u larguan rreth 37 mijë vetë.

Kjo, pasi niveli i të ardhurave u rrit rreth 8%, në krahasim me vitin 2019.

Për të nxjerrë këtë përfundim, INSTAT ka matur njëherazi nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare, raporton Euronews.al.

Për t’u larguar nga ekstremi i varfërisë, një individ, duhet të siguronte mbi 510 lekë në ditë. Poshtë, këtij pragu, ai konsiderohej i varfër.

Sipas grupmoshës, të rinjtë deri në moshën 17 vjeç, përbëjnë grupimin më të madh që rrezikon të vuajë urinë dhe të mirat materiale, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç rrezikon më pak, për shkak edhe të pensioneve mujore.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka treguesin më të lartë të rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa në Europë lë pas tre shtete, Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama rishpall koncesionin 437 milionë euro për 17 kilometra rrugë, ose 26 milione euro/kilometri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e …

Leave a Reply