Vokshi: Basha është i shkarkuar, asgjë nuk e cënon vendimin e sovranit demokrat!

Komisioni i Rithemelimit të PD, e ka përforcuar qëndrimin e tij ndaj ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, pavarësisht procedurave ligjore që do ta pasojnë.

Albana Vokshi e pyetur sot nga gazetarët, para Gjykatës së Tiranës, deklaroi se “askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit demokrat. Sovrani ka vendosur: Lulzim Basha është tashmë thjesht një deputet, i shkarkuar”.

Pyetje që iu drejtua ishte: PD e rithemeluar i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pasqyrimin në statutin e partisë, të atyre ndryshimeve dhe vendimeve që u morën në Kuvendin e datës 11 Dhjetor. Ka pasur një kërkesë për dorëheqje nga gjyqtari i çështjes Arben Zhukri, duke arsyetuar se ka konflikt interesi megjithatë kjo dorëheqje nuk iu pranua. A e bën kjo të cenueshëm procesin, cilido qoftë vendimi i z. Zhukri?

Vokshi u përgjigj: “Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit demokrat. Sovrani ka vendosur: Lulzim Basha është tashmë thjesht një deputet, është shkarkuar nga 4446 delegatë në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, vendim i ratifikuar nga 44 mijë demokratë të cilët kanë votuar në mënyrë të qetë duke demonstruar ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.”

Po për protestat?

Edhe për këtë çështje, Vokshi e kishte përgjigjen e qartë: “Komisioni i Rithemelimit të PD është në mbledhje të përditshme dhe shumë shpejt do t’ju bëjë me dije të gjithë planin e organizimit në ditët apo javët e ardhshme.”

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply